Shehi: Për Tiranën s’ka ndeshje të lehta

sportiim2

Orges Shehi do ti duhet të mundë Skënderbeun me të cilin fitoi 7 tituj kampionë. Me spaletat e timonierit të Tiranës, durrsaku 43 vjeçar nesër në 13:45 në ‘Selman Stërmasi’ në një duel të veçantë. Bardheblutë kanë tri takime shtëpiake.Sot ai tha.

Shehi:

Sfidë e lehtë…

“Në Superiore nuk ka ndeshje të lehta, duhet gjithmonë impenjim maksimal. Skënderbeun e vlerësojmë nga emri, jo nga renditja në tabelë. Ne që jemi profesionistë futbolli na bën të ndryshojmë skuadra. Nuk është e vështirë të kem përballë Skënderbeun.”

Lojtarët e rikthyer ? “Gjendja nuk është më e mira e mundshme sepse lojtarët vijnë pas dëmtimeve, jemi mundur ti menaxhojmë dhe të mos i dëmtojmë deri kur të kthehen në formën e tyre më të mirë. Skuadra po më përgjigjet, të paktën në stërvitje.

E rëndësishme është të rikthejmë besimin në vete. Jemi kampionë në fuqi dhe duhet të sillemi si të tillë. Për merkaton merret klubi. Largimet e mundshëm te Muçit dhe Ismajlgecit? Jemi në periudhë merkatoje dhe lakohet emrat e dy lojtarëve më të mirë tanët. I kam takuar të dy dhe i kam thënë të jenë të qetë sepse ajo që është shkruar do ndodhë.”

Sulmi? “Kam 1 javë që e kam marrë skuadrën. Statistikat nuk i kam parë. E rëndësishme është që kemi fituar 1-0, nuk kemi pësuar gol. Sigurisht do mundohemi të luajmë në sulm, ashtu siç na ka hije. Do i marrim ndeshjet një nga një dhe do bënim gabim nëse bëjmë ndryshe”

?>