MotoGP, aksidenti ndal garën, fiton Doviciozo
Një aksident i frikshëm mes Zork dhe Morbidelit, solli flamurin e kuq në garën e MotoGP që po zhvillohet në Austri.
Pas pak gati rifillimi i garës me spanjollin Pol Espargaro që udhëhiqte pas 8 xhirosh….
Ndërkaq, në fund të garës së Spielberg, ka triumfuar Andrea Doviciozo me Dukati. Pas tij Joan Mir me Suzuki teksa i treti Dukati i Xhek Miler.
Për të ardhur keq për spanjollin Espargaro teksa fillimisht u penalizua nga ndalesa për shkak te incidentit dhe më pas rrëshqiti duke humbur raportin me kreun.
Në zonën e pikeve (i pesti) Rosi që i shpëtoi mrekullisht përplasjes Zork-Morbideli.