Vinajles luan me jetën, Çmimi i Madh i shkon portugezit.

Portugezi Miguel Oliveira fiton Çmimin e Madh të Austrisë në MotoGP.

Portugezi Miguel Oliviera që ka arritur të triumfojë në fund të garës së Spielbergut në Austri. Absolutisht fitorja e parë në karrierë…

Xhek Miler erdhi i dyti ndërsa Pol Espargaro në vendin e tretë.
Pas tyre mbërriti Joan Mir, i cili kishte mbizotëruar pjesën e parë të GP, para flamurti të kuq.

I pesti në garë u rendit piloti italian Andrea Doviciozo (Ducati), i gjashti Alex Rins (Suzuki).

Pas 11 garave, është Fabio Kuartararo që kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Andrea Doviciozo me 56 pikë dhe Mavrik Vinjales me 48 pikë.

Sakaq sërish situata të frikëshme në pistën e Spielbergut. Mavrik Vinjales, është detyruar të hidhet nga motori që po ecte me shpejtësi prej 200 km/orë me pilotin që bën një fluturim super të frishëm.

Spanjolli mbi Yamaha nuk po komandonte dot mjetin, ndërsa sinjalizoi për këtë sitautë edhe komisarët e pistës. Në rrethana të tilla, u detyrua të fluturonte duke ia lënë vendin motorrit në flakë.

Gara e radhës parashikuar në Itali, më 13 shtator.Grand Prix i Spilbergut, ishte gara e 900-të Grand Prix, gjatë 71 viteve të historisë Premier MotoGP…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!