Divac, jep dorëheqjen nga Sacramento
Basketboll:
Vlade Divac nuk është më menaxheri i përgjithshëm i Kings Sacramento në NBA. Serbi 52 vjeçar, i famshëm në kohën e tij në fushë si sportist, dha dorëheqjen si trajner pasi skuadra nuk arriti të kualifikohej në play off-in e NBA-s, u njoftua në faqen zyrtare të klubit.
Divac, ka qenë menaxher i përgjithshëm i Kings që nga 2015. Nënshkroi një zgjatje të kontratës në prill 2019, teksa luajti me Sacramenton nga 1998 në 2004.
Kings, i cili përfundoi sezonin e rregullt 31-41, ka emëruar Joe Dumars, zv/kryetarin ekzekutiv të klubit, kampion dy herë në NBA me Detroit Pistons, në vend të Divac.
“Ky ishte një vendim i vështirë, por besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara pasi punojmë për të krijuar ekipin fitues që tifozët tanë besnikë meritojnë,” tha pronari i Kings Vivek Ranadive.
“Ne i jemi mirënjohës për përkushtimin dhe punën e palodhur që ai kreu brenda dhe jashtë fushës. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e familjes Kings”, shtoi ai