Teleteksti i mbrëmjes…

727: Milot Rashica dhe disa shokë skuadre të Verderit, bëjnë xhiro me biçikleta nëpër rrugët e Vienës në Austri.

727: Uilliam Kordiero Melo, falet me familjen në Brazil dhe pasi ka kuptuar se Partizani do ta padisë në UEFA, vendos të kthehet për të përmbushur misionin.

727: Solomon, Bardhi dhe Llanaj, iu bashkuan sot në kompleksin ‘Pepa’ në Elbasan skuadrës së Partizanit. Daja po i stërvit futbollistët me dy seanca në ditë.

727: Stivian Janku do të vijojë që të luajë me Bylisin edhe në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 23-vjeçar futet në edicionin e tretë me skuadrën mallkastriote.

727: Azdren Llullaku firmos në Ligën e dytë rumune me Concordia Chiajna, duke mos i dhënë një përgjigje pozitive Kukësit në Kategorinë Superiore. Figuron rikthim në kampionatin rumun, teksa në 146 ndeshje në të shkuarën (Liga A) ka shënuar 37gola.

727: Pjesa e parë e Champions League Mançester Siti-Lion mbyllet 0-1 për francezët me gol të shënuar në të 24′ nga Kornet.

727: Kike Setien pret të largohet të hënën. Bartomeu ka kërkuar mbledhje urgjente të hënën teksa sipas Marca, ish-trajneri i Totenhem, Mauricio Poçetino, mbetet favoriti numër 1.

727: Fenerbahçe përshendet Emre Belozoglu në moshën 39-vjeçare. “Faleminderit kapiten”, shkruan klubi në lamtumirën nga futbolli të legjendes turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!