Tirana sot mbush 100 “vjeç”
U fol shumë këtë edicion futbollistik për 100 vjetorin e klubit të Tiranës. Në vitin jubile të 100-të, bardheblutë me Refik Halilin president, që në krye të herës iu futën punës për të riformatuar skuadrën që do t’i dërgonte te titulli i 25-të.
Ia dolën, ndërsa sot zyrtarisht kremtojnë 100 vjetorin e themelimit. Tirana klubi më i titulluar në vend, sot ka plotësisht të drejtën legjitime të ndihet krenare. Breza të tërë me të kaluar brilante e veshur hijshëm me ngjyrat bardheblu, kujtojnë sot me nostalgji përpjekjet, garat, emocionet dhe trofetë e shumtë. Një histori shekullore që ecën…
Tirana feston… pa harruar se pas katër ditësh do t’i duhet të luajë në turin eliminator (me një takim) të Champions me Dinamo Tbilis.