Nikaj merr Burrelin, Vata largohet nga Erzeni
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/06/nikaj-280517-770x470.jpg)
Samuel Nikaj eviton ofertat nga Kosova dhe disa skuadra të interesuara në Kategori të Parë dhe ndalet po në këtë nivel duke marrë drejtimin e Burrelit.
Nën shoqërinë e drejtorit të klubit matjan, Klevis Gjoka, tekniku shkodran nuk ka konfirmuar 100% angazhimin, por me gjasë tani pritet vetëm firma.
Më herët shkodrani ishte shumë pranë rikthimit te Vushtrria e rrëzuar këtë edicion nga Ipko. Nikaj pati deklaruar, se: “nëse kthehen drejtuesit e vjetër edhe unë do t’i bashkohem skuadrës.”
Sakaq, nga Erzeni largohet portieri Elton Vata. Klubi shijakas e ka zyrtarizuar në rrjete.
“Klubi Futbollit Erzeni njofton se portieri Elton Vata nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Erzenit e falenderon Vatën për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen”– shkruan klubi i Erzenit.
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2020/08/33-1.png)