Mesi, gol 35 skuadrave në Champions!

Leo Mesi gjeti golin edhe kundër Napolit, në takimin e së shtunës në Champions League. Kjo përbën një rekord për të, por edhe për turneun. Napoli ishte skuadra e 35-të, që argjentinasi i shënon gol në ndeshjet për Champions League.

Në fakt, nga 40 skuadrat që Mesi është përballur ndër vite, vetëm 5 prej tyre (Rubin Kazan, Atletiko Madrid, Benfika, Udineze dhe Inter) kanë shpëtuar dhe nuk kanë qenë “viktima” të golave të “magjistarit” Leo Mesi.

Më të preferuar për të ndër vite, ka qenë skuadra e Arsenalit, me 9 gola në gjashtë ndeshje, e ndjekur nga Milan dhe Sëlltik ( nga 8 gola secila).

Në listën e këtij rekordi, në radhë janë edhe Kristiano Ronaldo dhe Raul Gonzalez me nga 33 “viktima” secili, të ndjekur nga Karim Benzema dhe Zllatan Ibrahimoviç, që u kanë shënuar 29 skuadrave të ndryshme në Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!