Mariano, pozitiv te Reali

Është gjithnjë ai rreziku kryesor për njerëzimin dhe që nuk po largohet… COVID-19, më së fundi prek dhe gjigandët botërorë të futbollit Real Madrid të lauruar pak ditë më parë si kampionë të Spanjës për herë të 34.

Real Madrid në një pronocim zyrtar, konfirmon se futbollisti i tij Mariano Diaz, ka rezultuar me Coronavirus.

“Pas testeve COVID-19 të kryera dje individualisht nga ekipi ynë i parë, futbollisti ynë Mariano Diaz ka testuar pozitiv.

Lojtari është në shëndet të përsosur dhe po respekton protokollin shëndetësor të izolimi në shtëpinë e tij ”,shkruan Real Madrid.

Para se të ktheheshin në stërvitjet e të martës, teksa skuadra pushoi një javë,të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testit për COVID-19, ndërsa Mariano ka dalë pozitiv. Reali ka në axhendë ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League me Sitin (1-2 e vajtjes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!