Kontrolli anti-covid për tifozët në stadiume
Torino instaloi impiantin “Feel Safe” në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, një teknologji për zbulimin e temperaturës së trupit, verifikimin e përdorimit të maskës, spërkatjen me dezinfektues jo toksikë te njerëzit në hyrje etj.
Nëse parametrat e zbuluar nuk janë brenda normave normale, sistemi do të dërgojë një zile alarmi për operatorët, duke bllokuar hyrjen për ata që janë potencialisht jashtë parametrave.
Në pritje të kthimit në stadiumin e tifozëve, sistemi do të testohet nga gazetarë dhe ekspertët që në ndeshjen e sotme Torino-Verona, e planifikuar në 21:45.
“Ne jemi të lumtur që jemi zgjedhur nga një klub si Torino për të garantuar sigurinë e hyrjes në stadiumin e tyre”, thotë Luka Gregoli, drejtori i kompanisë që krijoi teknologjinë ‘Feel Safe’.