Ndeshja, homazh për masakrën e vitit 1980
2 gushti i ardhshëm përkon me 40-vjetorin e masakrës në stacionin e Bolonjës. Ndeshja e fundit në Serie A, Bolonja-Torino, do të luhet në kryeqytetin emilia, në stadiumin “Dall’Ara”.
Eshtë një ndeshje e parëndësishme për renditjen e të dy skuadrave dhe kështu, sipas asaj që raportoi Tuttosport, të dy klubet kanë menduar, të zbresin në fushën e blertë për të përkujtuar përvjetorin e asaj tragjedi e tmerrshme.
Eshtë menduar gjithashtu që takimi të fillojë në orën 10.25 të mëngjesit, ose në kohën e saktë kur ndodhi shpërthimi, i cili kushtoi jetën e 85 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve.
Eshtë kjo një ide, e cila do të plotësonte boshllëkun dhe pamundësinë e kryerjes së procesionit të zakonshëm në përkujtim të viktimave përpara stacionit të Bolonjës për shkak të kufizimeve anti-kovide.
