Joan Mir kampion bote në MotoGP

sportiim2

Titulli mbetet në Spanjë. Pas Horge Lorencos e Mark Markez radha e Joan Mir për tu bërë spanjolli i radhës kampion bote në MotoGP.

Joan Mir shpallet kampion bote në MotoGP. Është spanjolli 23 vjeçar i Suzukit ai që një garë nga fundi, arrin për herë të parë në histori të veshë ‘Kaskën e Artë’ të kampionit të botës.

Për ‘Çmimin e Madh’ të Valencias përpara se të garohet në 22 nëntor në Portugali, Franko Morbideli me Yamaha Petronas ishte ai që fitoi garën e sotme. Nuk ka mjaftuar pasi vendi i 7-të i Joan Mir, mjaftoi që piloti nga Palma de Majorka, të arrijë titullin e fituesit botëror.

Në finale italiani Morbideli luftoi ‘dhëmb me dhëmb’ me Xhek Milner (Ducati Pramac) duke rrezikuar jo pak. Në fund bashkë me dyshën e parë, në pod për këtë garë, u ngjit edhe Pol Espargaro.

Radha e mbërritjes sot:

The party begins for

— MotoGP™🏁 (@MotoGP)@suzukimotogpfans worldwide!!! 🎉@JoanMirOfficialis their first world champion for 20 years! 🏆#M1R|#ValenciaGP🏁pic.twitter.com/f0DeMq3WsdNovember 15, 2020

?>