Kosova thyhet në fund, Italia kalon Poloninë

Liga e Kombëve kishte në program 18 çifte sot por njëra prej tyre ajo mes Rumanisë dhe Norvegjisë nuk u luajt. Nordikët kanë patur një futbollist me COVID-19 dhe menjëherë qeveria e Norvegjisë ka urdhëruar që lojtarët të futeshin në karantinë.

UEFA pas u njoh zyrtarisht me problemin, ka shtyrë vendimin lidhur me rastin por me gjasë po institucioni i futbollit europian, ka shtyrë edhe Austri- Norvegji në program në 18 nëntor.

Ndërkaq, Kosova u thye vetëm në minutat shtesë ndaj Sllovenisë. Një gol i Muriqit në pjesën e dytë fillimisht u barazua nga Kurtiç ndërsa në fund vendasit me penallti shënuan dhe të dytin me Iliçiç.

Italia mund Poloninë dhe merr vendin e parë në grup…

Rezultatet e ditës :

Liga A:

Holandë-Bosnje & Hercegovinë 3-1

Itali-Poloni 2-0

Belgjikë- Angli 2-0

Danimarkë-Islandë 2-1

Liga B:

Sllovaki-Skoci 1-0

Turqi-Rusi 3-2

Bullgari- Finlandë 1-2

Uells-Irlandë 1-0

Rumani- Norvegji (anulluar)

Austri- Irlandë e Veriut 2-1

Rep. Çeke- Izrael 1-0

Hungari- Serbi 1-1

Liga C:

Maqedoni e Veriut-Estoni 2-1

Gjeorgji-Armeni 1-2

Bjellorusi-Lituani 2-0

Shqipëri- Kazakistan 3-1

Moldavi- Greqi 0-2

Slloveni-Kosovë 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!