Hamilton perandori i 7-të, kampion bote sa Shumi…

I jashtëzakonshëm. Luis Hamilton shpallet matematkisht kampion bote në Formula1. Titulli i 7-të dhe barazimi i rekordit të Majkell Shumakerit.

Fitorja e 94 e britanikut, vjen nga pista e Parkut Ndërkombëtar të Stambollit me gjatësi prej 5,3 kilometrash përmes një gare e gjitha nën regjimin e lagështirës.

Ndërkaq, Lens Stroll i nisur i pari dhe kryesues për mbi 30 xhiro, futet në bokse por më pas e gjitha bëhët e vështirë.

Interesant rikthimi fuqishëm e Ferrarit i cili pas ndërhyrjeve të fundit, arrin të marrë një vend në podium me Sebastian Fetel. Një gabim i Shalrs Leklerk në metrat e fundit, teksa kërkoi vendin e dytë, i kushtoi francezit dhe gabimi në kthesë i dha mundësi Perez dhe Fetel të marrin podin e dytë dhe të tretë.

Në fund, festa e përlotur e Hamilton dhe përgëzimet e çastit nga Fetel me fjalët “Je kampion i madh”. 

Përgëzime mori edhe nga Botas që sot u ‘zhduk’ nga radarët e pistës…

Top dhjetë:1-Hamilton, 2 Perez 3 Fetel 4 Leklerk, 5 Sainz, 6 Verstapen 7 Albon 8 Norris 9 Stroll 10 Riçiardo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!