Japonia hap dyert, futbolli me tifozë
Iniesta dhe të tjerë futbollistë klasi në kampionatin japonez, nga kjo fundjavë, do marrin duratrokitje të ‘gjalla’.
Në prag të javës së tretë të kampionatit elitar, një lajm i shkëlqyeshëm shkon për tifozët dhe futbollin në Japoni.
Mësohet se duke filluar nga e premtja, kampionati i futbollit dhe basketbollit profesionist do të zhvillohen me praninë e një numri të madh mbështetësish. Stadiumet dhe impinatet sportive kthehen për të mirëpritur tifozët.
Numri maksimal i tifozëve do të jetë 5 mijë vetë ose 50% e kapacitetit të përgjithshëm të impinatieve. Autoritetet kompetente të qeverisë dhe Federatës Japoneze kanë njoftuar rregullin e ri.