Ajaks i frikshëm, Ronaldo nuk mjafton. Barcelona detyrën…

Ajaks-Juventus 1-1 (Neres 46’/ Ronaldo 45′)

Ajaksi dhuron spektakel në “Johan Krujf” të Amsterdamit, por “fabrika” e Kristiano Ronaldos, prodhon sërish gola të rëndë. Pjesa e parë e gjitha nën diktatin e holandezëve, ndërsa të gjithë mekanizmat e tulipanëve, funksionojnë në mënyrë perfekte. Atehëre kur skuadrat po mbyllnin fraksionin e parë pa gola, portugezi i Juves, shërben dhe ndjek trajektoren për ta konkluduar me një goditje fantastike me kokë për 0-1.

 Fillimi i së dytes e gjen sërish formacionin e Ajaks në sulm. Këtë radhë shpagimi për lojën e zhvilluar vjen dhe  braziliani 19-vjeçar Neres, pasi ka përfituar nga një gabim në kontrollin e topit të futbollistëve italiane, ka gjetur kuadratin e Sheznit. Loja e Ajaksit ka vijuar me të njëjtën mënyrë. Ritëm, lojë në bllok e pa frikë, duke qarkulluar e rrezikuar. Ndërkohë që Juve bëhet agresive dhe e frikshme në fund, duke prekur edhe shtyllën. Fundi i takimit, në shifra të barabartë, me Ajaksin në superformë, lë hapur çështjen e gjysmëfinales së këtij çifti.


Mançester Utd-Barcelona 0-1 (Shou 13′ autogol)

 Në “Teatrin e Ënderrave”, aty ku katalanasit e Mesit zbarkuan  në mbrëmje për të sfiduar vendasit e Mançester Utd, u pa një sfidë po aq interesante. Favoritja e këtij dueli, Barcelona, nuk zhgënjeu aspak tifozët e saj, pasi që në fillim gjeti rrugën e rrjetes me anë të autogolit të Shou. Ishte e 13-ta minutë teksa Suarez goditi me kokë dhe Shou i pafat, devijoji në rrjetën e tij. Kaq ka mjaftuar që blaugraët e udhëhequr nga Mesi, të fillojnë “muzikën” e kontrollit të topit. Madje me Kutinjon dhe Suarezin, miqtë i afrohen shpejt golit të dytë, mirepo De Gea në formë optimale, eviton rreziqet.

Ndërkaq, skuadra e Solskjaer la shumë për të dëshiruar në këtë takim të vajtjes. Gjithsesi, anglezët humbën një tur përpara me PSG, por më pas, në të kthimit, bënë surprizën e madhe duke kaluar. Sidoqoftë, me këtë rezultat, Barcelona hedh një hap të sigurtë drejt gjysmëfinales, duke qenë edhe skuadra më e kuotuar për fitimin e trofeut më të rëndësishem në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!