Remi, një sulmues francez për Beneventon
Një njoftim në faqen zyrtare të klubit të Lilës, bën me dije lamtumirën e Loic Remi, sulmuesit francez kontrata e të cilit ka përfunduar më 30 qershor.
“Lilë, – thuhet në të, – dëshironte ta mbante Remi dhe ishte e gatshme që t’i ofronte atij një propozim për një zgjatje dy-vjeçare (plus një vit të tretë opsional) të kontratës së tij. Klubit i vjen keq për dështimin e negociatave, por respekton zgjedhjen e lojtarit, angazhimin e të cilit e vlerësoi me profesionalizëm në këto dy sezone”.
E ardhmja e sulmuesit francez Remi është Benevento, një klub i cili sezonin e ardhshëm rikthehet në Seria A.