Në Angli të çmendur pas tij, gati 45 mln.!

Pas barazimit 2-2 në fushën e Spal, Milano i Piolit do të duhet të reagojë menjëherë për të mos humbur trenin europian. Përballë, kuqezinjtë do të kenë një Lacio shumë të motivuar e cila dëshiron të vazhdojë ta mërzisë Juventusin në rrugën drejt titullit.

Në stadiumin “Olimpico” nuk do të jetë një lojë e thjeshtë për kuqezinjtë, ende duke qenë në dyshime për Ibrahimoviçin. Për më tepër, Pioli do të duhet të mos lejojë që thashethemet e tregut të shpërqendrojnë kuqezinjtë, ende në kërkim të qëllimeve të tij.

E megjithë këtë sezon të komplikuar të kuqezinjve, lojtari që po tregon gjëra pozitive është padyshim Ismael Benacer. Mbërritur nga Empoli, 23-vjeçari duket është sistemuar mirë në Milano. Edhe pse u mor me dyshime, mesfushori algjerian është gjithmonë i gatshëm të japë shfaqje të shkëlqyera.

Për këtë arsye, dy klube anglezë të mëdhenj janë hedhur në sulm për të. Dy skuadrat në fjalë janë Mançester Junajtid dhe Mançester Siti sipas një lajmi të “Sport Witness”.

Portali anglez tregon gjithashtu edhe për shumën që të dy klubet mund të paguanin në arkat e “kuqezinjve”: plot 45 milionë euro. Kjo është një shumë e konsiderueshme, që nëse arrin, është e qartë se Milani do të mendohet për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!