Rusta me COVID, humb ndeshjen ndërkombëtare…
Emanuela Rusta mban stemën e FIFA-s duke rezultuar e para arbitre shqiptare me stemën e FIFA-s.
Edhe gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është infektuar me COVID-19. Arbitrja elbasanase rezultoi pozitive pas analizave të tamponit të fundit për COVID-19 që u krye nga zyrtarët e UEFA-s.
Rusta, ishte caktuar nga UEFA të gjykonte takimin e Ligës së Kampioneve për femra mes Ferencvaroshit dhe Reisin Union, e cila po luhet aktualisht në Hungari.
Takimi i është besuar bullgares Dimitrina Milkova pasi elbasanasja ka mbetur në klasë kur i është nënshtruar tamponit.
