Real-Inter formacionet zyrtare…

Real Madrid dhe Inter takohen pas pak në ‘Alfredo Di Stefano’ të Madridit në javën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

E konsideruar finale për skuadrën e Zidan, te kampionët e Spanjës ka besim se mund të arrijnë fitoren e parë. Rekuperimi i Hazard jep më shumë garanci paçka se belgu ende nuk ka dalë nga ‘ngërçi’ i gjatë (shënoi një supergol në LaLiga këtë javë). Modriç nis nga stoli…

Situata e Grupit B është e tillë: Inter me dy pikë dhe Real Madrid me një, teksa Gladbahu këto çaste po mund thellë Shahtjorin 0-5 (luhet e 74-‘ta) duke marrë kreun e grupit me 5 pikë.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Kurtua; Lukas Vazkuez, Varan, S.Ramos, Mendi; Valverde, Kasemiro, Kros; Asensio, Benzema, Hazard.

Inter: Handanoviç; D’Ambrozio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Vidal, Brozoviç, Eshli Jang; Barella; Lautaro Martinez, Perisiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!