Basketbolli në zi, COVID

sportiim2

Basketbolli në zi, COVID-19 përlan Toskën

Lajm i hidhur nga bota e sportit. Mësohet se trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska është ndarë nga jeta.

64-vjeçari prej disa javësh ishte i prekur nga COVID-19 dhe ishte i shtruar. Rëndimi i shëndetit, ka bërë që Toska të vendoset në procesin e intubimit aty ku e ka humbur betejen me jetën.

Që nga viti 2002, vlonjati ka drejtuar me sukses ekipin e basketbollit të femrave të Flamurtarit duke e shpallur 15 herë kampion të vendit.

?>