Në “Air Albania”, gati Partizani-Laçi…
Në stadiumin “Air Albania” pritet të startojë ndeshja Partizani-Laçi, e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit të 81-të të Superiores.
Skuadrat kanë zbritur në fushën e blertë për të kryer nxemjen e zakonshme, përpara se gjyqtari kryesor Kreshnik Bajramaj, të vërshëllejë për fillimin e takimit në orën 17:00.
Në radhët e skuadrës kurbinase të Laçit, bie fakti se trajneri Cungu ka hedhur në fushën e blertë edhe sulmuesin “e frikshëm” Nuabueze, i cili ka munguar prej kohësh, pasi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju.
Ja dhe përbërjet e dy skuadrave: