Kapllanaj: Bylis shkon në finale…

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylis, shprehet i bindur se do të jetë ekipi i tij ai që do të diskutojë finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në kompeticionet futbollistike të vendit.

Në fakt Bylis, për herë të dytë në gjysmëfinale, i ka shkuar shumë pranë fitimit të Kupës në finalen e 2013-tës, teksa u mund nga Laçi në kohën shtesë. Këtë sezon, kreu i klubit beson se skuadra është më eksprete për të triumfuar. Shorti i ka rezervuar Tiranën.

“Rruga ka qenë e gjatë dhe kemi kaluar ekipe të vështira si Laçin, Skënderbeun. Tirana është ekip i fortë, por e thashë dhe pak më parë, më mirë me dy ndeshje se me tek ndeshje. Tirana është në formë të mirë, por dhe ne jemi ekip i mirë. Po kalojmë një moment të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohemi.

Normalisht, kupa është diçka e madhe për ne, por ka rëndësi dhe kampionati. I vetmi zhgënjim ka qenë fillimi dhe ndërprerja e kampionatit, disa lojtarë që afruam ishin jashtë formë fizike, por tani jemi në rrugë të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, -tha Kapllanaj. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!