Nexhipi: Kukësi-Tirana? Finale e denjë…

Kukësi ka gati objektivin e dytë për ta reklamuar se e ka objektiv madhor këtë edicion. Verilindorët, edhe pse shrpesojnë te ndonjë hap fals të Tiranës në kampionat, duket se medjen e kanë te Kupa e Shqipërisë.

Në gjysmëfinale do kenë përballë Teutën e fortë. Drejtori Nexhipi pas shortit shprehet:

Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë kualitet. Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë.

Nuk jemi më superiorë se Teuta. Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Gjithsesi, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe plus. Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngrëmë trofeun”.

Finalja?

Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen. Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”,-tha Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!