Aguero përfundon te ‘Mesi’
Aguero po shpreson për një operacion të shpejtë në gju nga një kirurg i quajtur “Mesi i mjekësisë” për t’i dhënë atij mundësinë më të mirë për të luajtur në Champions League.
Sulmuesi argjentinas Aguero u dëmtua gjatë j fitores 5-0 të Mançester Sitit ndaj Burnlei, duke dalë nga fusha pas një problemi në këmbën e majtë.
Të martën, klubi konfirmoi planet për të dërguar golashënuesit e tyre në Spanjë për një vlerësim nga Dr. Ramon Cugat.
Kirurgu me bazë në Barcelonë, është i njohur në mjekësi si ‘Mesi i mjekësisë’.
Dhe shpresa është që doktori të kryejë një operacion të shpejtë për t’i dhënë Agueros shansin më të mirë të mundshëm për t’u rikthyer në kohë për ndeshjen e dytë në Champions League me Real Madrid.