Laçi shkreh Kukësin, rimerr vendin e tretë

Isuf Myrtaj

Kategoria Superiore, java e 30-të: Laçi- Kukësi 2-0 (Lushkja 35′, A. Selmani 71′)

Kryesfida e javës së 30-të u luajt në Laç. Bardhezinjtë e Armando Cungut si rrallë herë këtë edicion, zhvilluan ndoshta takimin më të mirë sezonal.

Përballë një Kukësi plot me yje, vendasit shënuan dy gola të bukur dhe krijuan raste pafund për të shënuar gola të tjerë.

Kurbinasit ushtruan presion gjatë gjithë lojes duke dominuar në lojë, mbajtje topi, raste dhe gola. Sot, e vështirë t’i gjeje një pikë të dobët formacionit laçian.

Të sigurtë në prapavijë, me vendosje gjeometrike në mesfushë dhe me Redon Xhixhën në lartësi përpara, Laçi argëtoi dhe mori atë që kërkoi: tri pikë ‘europe’.

Te miqtë, dominoi paniku, loja pa ide e grintën e zakonshme. Në momente të caktuara edhe çthurje totale në prapavijë. Një shtyllë e tyre ardhur nga vetë mbrojtësit laçianë (Ignjatoviç), fare pak për një ekip që pretendon të marrë kryesimin.

Cungu pas ndeshjes:

Unë mendoj se për shumë arsye duhet të jem i gëzuar. Natyrshëm e nisëm si një finale, menduam të bënim presing të lartë gjatë ndeshjes, shumë herë ia arritëm qëllimit. Goli  parë na dha qetësi, por në futboll duke pasur parasysh edhe kundërshtarin me kualitet të aftë për të na bërë dëm në çdo moment, por pjesa e dytë ishte e kënaqshme dhe i gëzohem faktit se ekipi rriti nivelin dhe luftën. Shënuam edhe me Selmanin dhe kishim mundësi të tjera për të gjetur rrjetën “- tha ndër të tjera Cungu

Shehi pas ndeshjes:

Ishte ndeshje e vështirë, ne u futëm pak në presionin e renditjes, por edhe gjatë lojës nuk është se ishim mirë. Nuk është se ishim aty ku keni qenë, jemi të pakënaqur. Edhe pse pësuam gol, u munduam të hyjmë në lojë. Pastaj te goli i dytë u shpërfytyruam komplet. Do të doja unë dhe lojtarët të bënim performancë të mirë e të dilnim me pikë, por 9 pikë janë, nuk merremi me matematikë, por të fokusohemi te ndeshja e Kupës.“-ndër të tjera Shehi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!