Besa rrezikon të mos zbresë në fushë…
Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë në një postim të fundit në ‘Facebook’, njofton se ekipi i parë i Besës së Kavajes pritet të mos paraqitet në fushë sot ndaj Lushnjës. Arsyeja e thjeshtë: futbollistët nuk janë paguar.
Gjithsesi, ‘Sporti im al’, mëson se vetëm gjysma e titullarëve nuk do jenë prezentë pasi Besa do zbresë në fushë me një ekip të rinjsh.
Njoftimi i Sindikatës në Facebook:
Njoftim:
Ekipi titullar i beses së kavajës i cili javën e kaluar mundi kryesuesit e grupit B të kategorisë së parë sot është i detyruar të mos paraqitet në ndeshjen e radhes kunder lushnjes për shkak të mos korrekteses financiare nga ana e klubit,mos dhenjes së pagave prej disa muajsh.
Sigurisht qe ky eshte nje veprim i detyruar nga mos korrektesa financiare e klubit besa dhe jo deshire apo tekë e futbollisteve titullar të ekipit besa.
Sindikata ben me dije se futbollistet e ekipit besa prej disa kohesh kan kerkuar nga drejtuesit e klubit plotesimin e detyrimit financiar që kan ndaj tyre,por heshtja dhe genjeshtra i detyruan futbollistet ne ndermarjen e ketij hapi.
Futbollistet titullar te ekipit besa i kerkojne ndjese ne radhe te parë tifozve te ekipit besa si dhe te gjith opinionit futbolldashes per kete veprim por gjithashtu kerkojme edhe mirkuptimin e tyre per shkaqet qe i detyruan te ndermarin kete veprim. @ Kavajë