Turqia e nis me fitore, Gjeorgjia debuton me personalitet

Dy supergola nga Myldy dhe Arda Gyler, pasohen nga goli në shtesë i Aktyrkoglu për fitoren e parë të Turqisë së Montelës në ‘Euro 2024’. Prezantim dinjitoz i kaukazëve të Sanjol…
Euro 2024, Grupi F:
Turqi – Gjeorgji 3-1
Nga Sara Gjidiaj
Përballë debutuesve të Euro 2024, Turqia në Grupin F ia ka dalë të sigurojë fitoren në ndeshjen e parë të Europianit për të në Gjermani.
Goli i parë për turqit erdhi nga Myldyr në minutën e 25′-të dhe pak minuta më vonë u bë i mundur edhe dyfishimi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Gjeorgjia reagon shpejt teksa me Mikautadze barazoi shifrat duke surprizuar Turqinë me pjesën e parë që u mbyll 1-1.
Arda Gyler shënoi një supergol kur luhej e dyta e këtij takimi dhe për të vulosur fitoren e ekipit turk në këtë ndeshje hapëse mendoi Aktyrkoglu në shtesë.
Turqia kryeson përkohësisht Grupin F në pritje edhe të takimit të fundit të xhiros së parë në 6 grupet. Në orën 21:00, Portugalia takohet me Republikën Çeke në Lajpcig po për Grupin F.