Edhe Shaqiri me Covid
Edhe Shaqiri me Covid-19
Zvicra më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në Ligen e Kombëve.
Federata Zvicërane e Futbollit lajmëron se Xherdan Shaqiri, është i prekur nga Covid-19. 28-vjeçari nga Gjilani, pas një mungese të gjatë, ishte grumbulluar me përfaqësuesen helvete për ndeshjet e Nations League por ai nuk mund të jetë në dispozicion të teknikut Petkoviç. Së paku për dy takimet e afërta.
Edhe pse Shaqiri do duhet të izolohet, në deklaratën e Federatës Zvicëriane të Futbollit, thuhet: “Po bëhen sqarimet e nevojshme me autoritetet lokale shëndetësore rreth mënyrës se si të procedohet”.
Ndërkaq në Zvicër, ka një rregull disi të veëantë për të prekurit nga Koronavirusi. Personat e infektuar, duhet të qëndrojnë në izolim për të paktën 10 ditë.
Zvicra ka programuar ndeshjen me Kroacinë të mërkurën, ndërsa më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në “Nations League”.
