Greqia mbyll kampionatin e lojës së koshit…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2020/05/panathinaikos-opap-athens-in-preseason-photo-v-stolis-panathinaikos-eb19-1024x378.jpg)
Ashtu si shumë vende dhe mjaft sporte, Greqia ka vendosur, që për shkak të pandemisë globale me Covid-19, ta konsiderojë të përfunduar kampionatin kombëtar të basketbollit, një sport tepër popullor në vendin fqinj.
Federata greke e baskebollit, duke iu referuar tabelës së renditjes para ndalimit të kampionatit, i ka dhënë titullin e kampiones skuadrës së Panathinaikos që kryesonte klasifikimin me 2 pikë më shumë se sa Aek dhe 5 pikë më tepër se Peristeri, që u rendit në vendin e tretë.
Për skuadrën e Panathinaikosit, ky është titulli i 38-të në historinë e klubit dhe i katërti radhazi në baskebollin grek. Ndërkohë skuadrat Aris dhe Paok, që renditen të fundit në tabelën e renditjes, nuk do të zbresin një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.