Trashi sot 28, klubi e uron në rrjete…

Konsiderohet ndër pikat kryesore të Partizanit të Tiranës prej disa edicionëve. Lorenc Trashi, mbrojtësi i linjës së majtë të të kuqëve, iu bashkua kampionëve në fuqi të vendit gjatë sezonit 2014-15.

Që nga ai sezon, gramshioti nuk iu nda të kuqëve në forcë të të cilëve jo vetëm fitoi trofeun edicionin e kaluar por kapi edhe Kombëtaren kuqezi.

Sot Trashi teksa ka nsiur ditën e dytë përgatitore me grupin e Sormanit, feston 28 vjetorin e lindjes. Klubi i dedikon një Urim special në rrjete:

“Lorenc Trashi feston sot 28 vjetorin e tij të lindjes. Klubi i uron në këtë ditë speciale titullarit të kuq njëkohësisht edhe pjestar i ekipit tonë përfaqësues 100 vite të lumtura, dhe të tjera suksese e trofe me fanelën e kuqe.”- përshkruan klubi i Partizanit urimin drejtuar Trashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!