Tirana, një ‘mal’ me të reja

Skuadra e Tiranës pas urdhërit për t’u përgatitur në grup dhe sipas protokollit të miratuar nga Instituti Shëndetësor, zbarkoi pasditën e sotme në ‘Skënder Halili’ të kryeqytetit.

Të përpiktë me orarin, futbollistët dhe stafet, iu nënshtruan që në krye të herës masave mbrojtëse maska-doreza. Asnjë mungesë nga kontigjenti i bardhebluve sot, lidhet sa duket edhe me njoftimin se i gjithë grupi i futbollistëve do t’i nënshtrohej matjes së temperaturës.

Fjala paraprake e drejtuesve e më pas pas seanca e parë, që rrodhi mes respektimit të distancës. Klubi poston zhvillimet në profil.

Postimi:

Rikthehemi në fushë pas dy muajsh të vështirë pa futboll për shkak të pandemisë botërore. Klubi ka marrë masat e duhura për zbatimin e protokollit zyrtar dhe grupi ka zbritur në fushë duke filluar menjëherë përgatitjet për rifillimin e kampionatit.
E rinisim në Ballsh në 3 Qershor në 10 finale për të arritur synimin madhor,”
-shkruan klubi i Tiranës në faqen zyrtare në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!