Vitoria Guimaresh, tri raste infektimi…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2020/03/Koronavirus-1.jpg)
Koha e testimëve të mëdha në të gjithë europën futbollistike po evidenton disa raste të ‘fshehura’ të lojtarëve të caktuar me koronavirus. Rastet e njëpasnjëshme, duket se po vendosin në situatë alarmante qeveritë përkatëse sa i takon luajtjes së ndeshjeve të mbetura.
Ekipi portugez Vitoria Guimaraesh, pesë ditë më parë, iu nënshtrua provave për COVID-19. Pas daljes së përgjigjeve, rezulton se tre lojtarë u testuan pozitivë për koronavirus.
Identiteti i tre lojtarëve nuk është bërë i ditur, të gjithë asimptomatikë dhe të cilët tani do të vazhdojnë një periudhë karantine ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të vazhdojë stërvitjen individuale.
Kujtojmë që qeveria i ka dhënë dritën jeshile rifillimit të kampionatit portugez, i cili do të rifillojë në 30 maj.