z.President, kur do ta pensiononi Çelën?

Që Besnik Çela ua ka futur “datën” shumë protagonistëve të lojes së spektrit të futbollit, kjo faktohet nga “paudhësitë” që zyrtari i hershëm me (pa) kontribute në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka kryer në disa fusha. Në rolin e delegatit, njeriu i besuar i Dukes, shpesh është kthyer në pro viktimizmin e disa skuadrave dhe rasti Bylis vite më parë, teksa mallkastriotët u përjashtuan nga superiorja,mishëron qartë se Çela provokon tej rregullave të përcaktuara në rregullore- dhunë.

Për punonjësin e dalë në pension por që mbahet në punë nga Duka, askush nuk ndihet mirë në detyren e tij. Dje, ndërsa Çela ishte fuqiplotë në takimin e kthimit Laçi-Tirana, gati sa nuk ka shpërthyer një tjetër incident ku si zakonisht, prezent është po ai “besniku”. Sipas asaj që raportohet nga Laçi, Çela përpos klithmave të kota për rregull, teksa çdo gjë dukej ok, i’u ka mohuar të drejtën legjitime gazetarëve në detyrë për të marrë protokollin zyrtar të sfides. Mësohet se palët, kanë shtuar tonet me Çelën e zbrapsur në limitet e një sherri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!