De Laurentis pozitiv, kolegët në izolim…

sportiim2

Në Asamblenë e Ligës së Serie A, të zhvilluar këto ditë në Milano presidenti i Napolit, De Laurentis, u paraqit pa maskë mbrojtëse. Më pas kreu i skuadrës së Hysajt është kthyer në rrezik për drejtuesit e futbollit italian pasi kreu i klubit napoletan pas tampionit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Njoftimi u dha nga klubi, ndërsa tha se pas testit të tamponit të zhvilluar gjatë mesjavës, De Laurentiis rezultoi i infektuar nga Koronavirusi, duke përhapur panik edhe te klubet e tjera.

Për mediat italiane, presidenti nuk është asimptomatik. dhe përveç tij, “pozitiv ka rezultuar edhe një tjetër pjesëtar i familjes De Laurentiis, por edhe një drejtues i klubit të Napolit emrat e të cilëve nuk bëehen publik.”.

Prite që të gjithë të pranishmit në Asamblenë e Ligës së Serie A, duhet t’i nënshtrohen testit të detyrueshëm të tamponit dhe të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

?>