CFG, mëma e Sitit, pronare e 10 klubeve…

sportiim2

“City Football Group”, kompania mëmë e Mançester Sitit, ka blerë shumicën e aksioneve të klubit francez Trojis dhe tani zotëron ose është pronare e 10 klubeve të futbollit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ferran Soriano, tha se “CFG kishte prej kohësh një interes në futbollin francez dhe pëlqente Trojis”.

CFG ka blerë aksionet e Daniel Masonit dhe tani do të menaxhojë edhe ekipit e Ligue 2 në Francë. Biznesmeni Maxime Ray do të ketë një pjesë të aksioneve dhe do të ulet në bordin e klubit.

Trojis, që ka fituar Kupën Intertoto më 2001, ishte i katërti në renditjen e Ligue 2 në sezonin 2019-20, i cili u pezullua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Klubet në pronësi të kompanisë multinacionale “City Football Group” janë:

Mançester Siti (Angli)

Zhirona (Spanjë)

Lomel SK (Belgjikë)

Melburn Siti (Australi)

Montevideo Siti (Uruguaj)

Mumbai Siti (Indi)

Nju Jorkut Siti (SHBA)

Sichuan Jiuniu (Kinë)

Trojis (Francë)

Yokohama F. Marinos (Japoni)

?>