Tirana kryen goditjen… vendimtare

sportiim2

Visar Bekaj nënshkruan për tri vite me Tiranën. Njëri nga portierët më të mirë të Ipko-s, i grumbulluar edhe me përfaqësuesën e Kosovës, konvertohet në bardheblu. Në fakt të njëjtat ngjyra portieri 23-vjeçar ka patur edhe te Prishtina, me të cilën u aktivizua së fundi.

Kësisjoji, kampionia Tirana përforcon kuadratin, i cili për shumë vite i ishte besuar Ilion Likës, tashmë në fund karriere.

Bardheblutë, teksa mbushën arkat e klubit me këtë edicion plot suksese, afruan më herët lojtarë si Toshevski, Najdovski, Toli, Vrapi, Nuriu.

Sakaq, pritën të tjera lëvizje. Disa lojtarë janë kërkuar nga tregu i huaj, si Muçi, Çelhaka etj, ndaj në klub po punohet intensivisht në merkaton hyrje-dalje.

Tirana luan të hënën finalen e Superkupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ me Teutën. Të dyja skuadrat marrin pjesë në turin e dytë të Europa League.

?>