Vllaznia hap ‘dyert’, kthen tifozët në stadium

Vllaznia kthen tifozët në ‘Loro Boriçi’. Edhe pse miqësore me shijakasit skuadra e re shkodrane nën drejtimin e ri të Alban Xhaferit dhe stafit teknik të udhëhequr nga Brdariç, ka tërhequr vemendjen e publikut sportiv shkodran.

Sot, në impiantin më të madh sportiv në veri, për të parë Vllaznia- Erzeni (2-1) në testin e tretë gjatë verës të kuqebluve, u panë shumë simpatizantë në tribunën qendrore të ‘Loro Boriçit’.

Duket, sikur masat protokollare vlejnë vetëm për takime zyrtare pasi sot, askush nuk pyeti për rrezikun e COVID-19. Vllaznia e re, ‘ka hutuar’ këdo në Shkodër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!