Atletiko negativ, sonte përballë Lajpcigut…
Atletiko sot ka marrë frymë lehtë në Lisbonë, pasi ka mësuar, se të gjithë testet e koronavirusit, të marrura nga mjekët e UEFA-s të mërkurën, kanë rezultuar negativë.
Frika e madrilenëve, lidhej me rastet e mëparshëm pozitivitetit të Vrsaljkos dhe Korreras, të cilët mungojnë në aventurën portugeze.
Kësisoj, Atletiko Madridit iu hap drita jeshile nga UEFA për ndeshjen ndaj gjermanëve të Lajpcigut, që do të zhvillohet në “Estadio Jose Alvalade”, duke nisur nga ora 21:00, i vlefshëm për “Final 8” të Champions League.
