Rama humb nënën e tij, klubi e ngushëllon

sportiim2

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta nëna e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. Nëna e Kryeminsitrit të vendit Edi Rama dhe drejtorit të klubit të Partizanit, Aneta Rama, u shua në moshën 82-vjeçare.

Klubi i Partizanit e ka përcjellë lajmin e hidhur për drejtorin Rama në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.

Postimi i Klubit:

“Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama.Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.”

?>