Kastrioti në pragfestë, Apolonia për konsolidimin…

sportiim2

Kategoria e Parë, luan sot katër takime interesante. Në të dyja Grupet priten zhvillime pasi disa skuadra janë ende të interesuara për rezultate teknike.

Në Grupin A, krutanët e Ramazan Ndreut, e kanë formalitet ngjitjen në Kategori Superiore. Sot në Shijak me vendasit e Bubeqit, do ti mjaftonte barazmi për të lënë pas matematikën.Gjithnjë nëse Besëidhja fiton ndaj Korabit në shtëpi.

Grupi B sheh Apoloninë e teknikut Mergjyshi të avantazhuar ndaj rivalëve të Lushnjës dhe Pogradecit. Me 4 pikë përpara dhe një sfidë shtëpiake me Besën pa pretendime, bardhjeshilët gati të riveshin petkun e ‘superiorit’.

Ndeshjet sot, Kategoria e Parë/Play-Off:

Sot, ora 17:00 Grupi A

Erzeni-Kastrioti

Besëlidhja-Korabi

Sot, ora 17:00 Grupi B

Apolonia-Besa

Lushnja-Pogradeci

?>