Alban Xhaferi: Në Shkodër të kthehet futbolli
Ai e ka deklaruar që herët se dëshiron të administrojë klubin e futbollit Vllaznia. Sikurse basketbollin profesionist në Shkodër. Alban Xhaferi biznesmeni shkodran, ka dorzuar në Bashkinë Shkodër kërkesën për nisjen e procedurave të mundësisë së blerjes së aksionëve të Klubit të Futbollit Vllaznia.
Sot Këshilli Bashkiak, nuk e përfshiu në rend të ditës kërkesën e Xhaferit. Postimi i pak minutave më parë i një statusi gjithë ‘tru’, tregon se ai e do vërtetë Vllazninë dhe Shkodrën…
“Futbolli është mbreti! Ai me magjinë e tij ,i bën njerëzit të përjetojnë çaste që nuk i harrojnë kurrë dhe që ruajnë në memorie një pjesë të historisë.
*Epidemia e futbollit* është dashuria e një qytetit si Shkodra ku që duhet ti rikthehet me të njëjtën zjarr dhe pasion që lindi në këtë qytet! “The soccer must come back home””
