Tirana dhe Partizani nesër në fushë…

Kategoria Superiore do të prekë numrin 30-të të javëve futbollistike nesër, duke nisur nga ora 17:00.
Në fakt, do të jenë vetëm dy sfida: Tirana-Vllaznia dhe Flamurtari-Partizani. Një kampionat, i cili befas u hap pas fitores fantastike të Teutës ndaj bardhebluve të Egbosë në javën e 29-të. Të tjerat pasnesër, po në orën 17:00.
Tashmë për Tiranën hapat fals janë totalisht të ndaluar. Vetë trajneri nigerian, ka deklaruar sot se skuadra ka nevojë për karikim e qetësi.
‘Çdo ndeshje është si finale për ne. Ta marrim si mësim takimin me Teutën. Nëse më parë ishim 100% gati, tani duhet të jemi 200% gati. Nuk jemi aspak në presion, jemi të qetë.’
Sakaq kryeqytetësja tjetër, Partizani, udhëton drejt Vlorës. E pret Flamurtari, teksa ka mësuar zytarisht se do të jetë një kategori më poshtë edicionin e radhës. Një ndeshje, e cila mund t’i japë qetësinë e duhur Sormanit.
Të dy teknikët e skuadrave, Troisi dhe Sormani, për shkaqe të ndryshme, do kenë në dispozicion grupe të reduktuara futbollistësh në dispozicion.