Çelsi bëhët konkret, Verner në Londër

sportiim2

‘Bild’ njofton se Timo Verner është afër bluve të Çelsit në Premier League. Bisedimet filluan me sulmuesin gjerman i cili mund të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me vlerë mbi 10 milion euro në sezon.

Do të ishte një transferim i befasishëm, duke pasur parasysh që lojtari dukej më afër Liverpul. Sulmuesi i Lajpcig, Timo Verner, 24 vjeç ka kontratë deri në vitin 2023 me ekipin aktual pas një marrëveshjeje të gjetur gushtin e kaluar.

Këtë sezon ai ka shënuar 31 gola në 40 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha garat. Sulmuesi ka një klauzolë përfundimi prej 55 milion eurosh që skadon më 15 qershor.

?>