Një Floid kampion, paguan funeralin për një Floid…

sportiim2

“Boksieri i madh Floyd Mayweather ka ofruar të mbulojë shpenzimet e varrimit për George Floyd.”

Kështu raporton ‘Sky Sports’ lidhur me rastin e bujshëm të ekzekutimit makabër të 46 vjeçarit Xhorxh Floid ditë më parë duke alokuar shumën prej 88 500 dollarë.

Një ngjarje tragjike e cila i ka shdërruar SHBA-të në një vend me trazira të mëdha.

Por jo vetëm pasi e gjithë bota duket se është solidarizuar me të ndjerin duke akuzuar me forcë veprimet aspak njerëzore të forcave me uniformë policore.

Mësohet se Oficeri i policisë në Minneapolis i cili gjunjëzoi Floidin, Derek Chauvin, është shkarkuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.

?>