Lacio në limite, supergoli i Xhemajlit nderon Bolonjën…

Seria A, pas dështimit të Atalantës dje për të ndalur Juvën (1-3)  fitores së thellë të Interit (0-3) në Torino me Torinon vendase dhe barazimit 1-1 Milan- Napoli, sot u “derdh’ në fushë me shumë takime.

Bolonja falë një supergoli të Xhemajlit në minutën 95-të barazoi në shtëpi me Parmën e Dermakut 2-2. Edhe Verona ecën me hapa gjigandë.

Sot skuadra e “verdhë”, kaloi vjollcët e Fiorentinës 1-0. Në “Olimpiko”, Roma  nuk pyet për “dallëndyshe”, mund Breshian 3-0.

Ndërkaq, dramatike sfida mes Sasulolës dhe Lacios (1-2). Vetëm në minutën e 92-të, lacialët shënojnë golin e epërsisë duke dalë me tri pikë nga kjo transfertë aspak e lehtë.

Në mbrëmje Sampdoria- Udineze, Leçe- Kaljari, ndrësa nesër, SPAL- Xhenova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!