Libertadores, fitohet nga Flamengo
Conmebol Libertadores në Lima: Flamengo 2-1 River Plate . (Barbosa 89′ ,92’/ Borre 14′)
Kështu ngjau sot në Lima teksa u luajt finalja e Kupës Conmebol Libertadores duke kujtuar finalen dramatike të Championsit mes Bajernit dhe Junajtid në 1999-tën(kryesonte Bajerni dhe përmbyste Mançesteri Junajtid në tri minuta në fund).
Një ndeshje e çmendur që pa përpara skuadrën argjentinase me golin e Borre që në të 14-tën.
Betejë deri në fund në prani të 80 mijë tifozëve në ‘Monumental’ të Limës, Peru. Ndërsa skuadra e Horge Zhezus, po humbëtëte shpresat, vjen barazimi me Gabriel Barbosën në të 89-tën.
Çmenduria ska fund, pasi heroi i formacionit të Flamengos, Gabriel Barbosa, shënon edhe golin e dytë në të 92-ën.
Gjyqtari nga Kili, Tobar, vërshëllen për fundin duke çertefikuar si fitues të Kupës Lipertadoras, pikërisht ekipin brazian. (video).
هدف باربوسا القاتل والذي منح فلامنجو اللقب بعد سيناريو مجنون🎥🏆 pic.twitter.com/DXiAQllYMd
— FilGoal (@FilGoal) November 23, 2019