Pagesa e “luftës”, të hënën pagesa e parë

sportiim2

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije të gjithë opinionin sportiv dhe grupet e interesit, se ditën e hënë, datë 18 maj 2020, do të përfundojë fasha e parë e pagesës për kategorinë e punonjësve të futbollit, që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF.

FSHF do të fillojë ditën e martë me fashën e dytë të pagesave për të gjithë këtë kategori. Edhe një here sjellim në kujtesën tuaj kategoritë që përfitojnë:

● Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre. ● Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj. ● Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës. ● Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë. ● Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës. ● Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë. ● Klubet e kampionatit të femrave. ● Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Ky është njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, në faqen e saj zyrtare në internet.

?>