Pandemia prish planet e Mbapesë…

sportiim2

Kylian Mbape thuhet se ishte në prag të transferimi nga Paris Saint-Germain te Real Madrid pak para se futbolli të shtyhej për shkak të pandemisë.

Mediat angleze e lidhin transferimin në ‘Santiago Bernabeu’, me trajnerin e Realit, Zinedin Zidan.Kreu i pankinës madrilene, e ka shënjestruar 21-vjeçarin për ta kthyer në pjesë thelbësore te gjigandët spanjollë.

Mbape, kampion bote me Francën në 2018, është i kontraktuar te PSG deri në verën e vitit 2022, por ai ka treguar pak dëshirë për të zgjatur më tej me skuadrën sheike të Parisit.

Nga ana tjetër Zidan nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për talentin me permasa botërore.

?>