Ramos dedikim special për Navas…
Kejlor Navas, ish-portieri i Real Madrid, këto ditë, kaloi pas 5 sezonëve brilante me “Los Blancos” për te PSG.
Operacioni i kalimit të kostarikanit për te kampionët e Francës përllogaritet afro 13 milion euro.
Nuk ka nguruar urimi nga kapiteni madrilen Serxhio Ramos i cili në Istagram i ka shkruar Navasit. Duke e shoqëruar me një foto së bashku.
“Paç fat edhe pse nuk do kesh nevojë. Mentaliteti yt, puna jote, cilësitë tuaja njerëzore, flasin vetë. Do na mungosh vëlla”- ka shkruar Ramos me rastin e largimit të Navas nga Real Madridi.